AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 14:25

“E kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, Balla për largimin e Koçekut: Një ditë pasi mori medaljen tha “s’dua të vij në punë”

“E kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, Balla

Taulant Balla ka komentuar largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke u ndalur te mënyra e komunikimit institucional dhe detyrimet e deputetëve.

“Unë jam bariu dhe më thoni që unë nuk kam një njoftim që një koleg të sjellë një shkresë; deri të premten kam pasur komunikim. Të mos harrojmë që ne kemi mandate përfaqësuese. Të gjithë ne, deputetët e PS-së, jemi këtu se na kanë votuar socialistët. Të shkojnë e ta provojnë njëherë pa grushtin dhe trëndafilin, si dalin.

S’bëj analizë për një deputete të re. Një deputete e re që u ftua të jetë pjesë e PS-së, një ditë të bukur pasi mori medalje, tha s’dua të vij më në punë.

Njerëzit duhet të njoftojnë zyrtarisht. Ku ta di unë që s’i kanë mbyllur Facebook-un. Unë e kam marrë në telefon, s’ma ka hapur”, tha ai.