AKTUALITET, 11 Maj 2026, 22:37

“E çfarë shtëpie do të më jepte mua Samir Mane?!”/ Kryemadhi shpjegon akuzat e SPAK

“E çfarë shtëpie do të më jepte mua Samir

Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, iu rikthye akuzës që i bëhet nga SPAK asaj dhe Metës se favorizuan biznesmenin Samir Mane me ligjin për minierat për të përfituar një shtëpi. Por ajo e rrëzoi këtë narativë, duke u shprehur se atë ligj e miratoi PS me 72 vota, ndërsa shtëpia nuk u ble. 

“Vijmë te ligji i minierave. I paskam çuar unë mesazh Përparim Spahiut amendamentin e Esmaralda Shkjaut? Më ka kërkuar Samir Mane mua që unë këtë amendamentin që vërtet i prishte punë, sepse ai donte që kur të hipnin në ashensor minatorët, o të paguanin, o ta mirëmbanin dhe ligji nuk ka impakt në buxhet.

Ky ligj që është miratuar me 72 vota nga PS-ja dhe unë kam kërkuar dëshmitar për këtë ligj Edi Ramës, Damian Gjiknuri, Eduard Shalësi dhe e ka relatuar Namik Kopliku.

Çfarë lidhje ka Monika me Ilir Metën, për ligjin e minierave dhe për këtë do të më jepte një shtëpi Samir Mane? Çfarë shtëpie do të më jepte? Se unë e paskam parë shtëpinë në 2 qershor, ligji ka ardhur në tetor, por unë e kam anuluar shtëpinë në shtator, pra ligji ka ardhur pasi unë kam lëshuar shtëpinë.

Pra çfarë ka ndodhur? Këta kanë marrë mesazhet në Whatsapp dhe i kanë selektuar dhe kanë ngritur një akuzë me 240 faqe”-tha Kryemadhi.