TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Fulvio Pea mund ta vazhdojë karrierën e tij tek Interi. Pas largimit nga Shqipëria ku Federata Shqiptare e Futbollit i kishte besuar postin e drejtorit teknik, në skenë janë shfaqur zikaltërit.
Raportimet e fundit janë nga Italia ku gazetari Paskal Guaro tregon prapaskenat. Sipas këtij të fundit, bëhet fjalë për rolin e koordinatorit tek ekipet e të rinjve të Interit.
Synimi është që Pea të kontribuojë për kalimin e talenteve në ekipin e parë të Kristian Kivu. 58-vjeçari ka punuar edhe më parë te moshat e Interit, duke mbajtur postin e trajnerit.
FSHF tregoi se largimi i Peas erdhi për arsye familjare. Kujtojmë se ishte një bashkëpunim që zgjati për rreth tre vite në Shqipëri.