AKTUALITET, 18 Qershor 2026, 16:23

Dyshohet se u vra dhe u zhduk, policia jep detajet rreth gjetjes së trupit të pajetë të Eglant Kocit

Dyshohet se u vra dhe u zhduk, policia jep detajet rreth gjetjes së trupit

Policia ka reaguar për zbulimin e një trupi të pajetë në fshatin Cerrujë, që dyshohet se i përket Eglant Kocit.

“Në territorin e fshatit Cerrujë, lagjia Domush, është gjetur në proces dekompozimi, një trup njeriu i seksit mashkull. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet dhe verifikimet me qëllim identifikimin e shtetasit, si dhe zbardhjen e rrethanave të tjera të rastit.”, sqaron policia.