AKTUALITET, 7 Tetor 2024, 11:36

Dyshohet se u vetëhodh nga kati i 7-të në Korçë, vdes 53-vjeçari që prezantohej si astrolog

Dyshohet se u vetëhodh nga kati i 7-të në Korçë, vdes

Jofiel Koço, astrologu i njohur i ekraneve shqiptare, është personi i cili dyshohet se i dha fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga tarraca e një pallati në Korçë.

Jofiel Koço dyshohet se është vetëvrarë duke u hedhur nga tarraca e katit të 7-të të pallatit në lagjen nr.8. Burime nga vendi i ngjarjes kanë treguar se 53-vjeçari u ngjit në tarracën e pallatit ku banonte i vetëm dhe prej andej u hodh, duke rënë fillimisht mbi çatinë e një ndërtese fqinje dhe më pas në asfalt, ku humbi jetën në vend.

Viktima, atrolog i njohur, i cili shpesh ftohej në emisione televizive për të bërë parashikimin e shenjave të horoskopit, ndërmori aktin e rëndë mëngjesin e sotëm.

57-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve, por prej kohësh jetonte vetëm në qytetin juglindor.

Përveç se ishte astrolog, Koço kishte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqanet e qytetit të Korçës.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.

“Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, - njoftoi policia.

Dyshohet se u vetëhodh nga kati i 7-të në Korçë, vdes