AKTUALITET, 13 Maj 2026, 12:37

Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare në Korçë, kirurgu i arrestuar shtrohet në spital, pas problemeve shëndetësore

Dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare në

Mjeku kirurg që u arrestua dy ditë më parë pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare është shtruar në spitalin e Korçës për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas informacioneve, mjeku ka patur më herët probleme nga zemra dhe nuk është ndjerë mirë në ambientet e komisariatit.

Ai është dërguar në urgjencë për kontroll dhe pas vizitës, ka rezultuar se ka probleme me zemrën.

Kirurgu po mbahet në monitorim ndërsa do të shihet në vijim edhe për masën e sigurisë të caktuar për ditën e nesërme e cila mund të zhvillohet në ambientet e spitalit.