AKTUALITET, 29 Qershor 2024, 12:37

Dyshohet se lejonte kalimin e personave të ndaluar drejt BE-së, Gjykata e Tiranës lë në burg ish-inspektorin e Rinasit

Dyshohet se lejonte kalimin e personave të ndaluar drejt BE-së,

Gjykata e Tiranës në seancën e ditës së sotme, ka lënë në burg ish-inspektorin e aeroportit të Rinasit, me iniciale B. T. Mësohet se avokati i B.T., ka kërkuar masë më të lehtë sigurie me pretendimin se ish-inspektori u vetëdorëzua në Polici dhe se është i pa dënuar më parë.

B.T., është arrestuar pasi përgjimet e nxorën si bashkëpunëtor të E. S., për kalimin drejt vendeve të BE-së personave që e kishin të ndaluar, kundrejt pagesave që varionin nga 50-500 euro. 

E.S., mbante kontakte të vazhdueshme me kontrollorin e policisë kufitare në Aeroportin Rinas përmes B.T., të cilit i dërgonte të dhëna dhe dokumente udhëtimi të personave që nuk iu lejohej udhëtimi drejt vendeve të BE-së dhe ky i fundit personalisht apo nëpërmjet kolegëve të tij, në varësi të problematikave, kundrejt shumave monetare që varionin në vlera të ndryshme, lejonin kalimin e tyre sipas destinacioneve.