TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Krahas 11 punonjësve është pezulluar nga detyra dhe Drejtori i Agjensisë së Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve, Artur Shabaku.
Ata janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, dhe në kuadër të këtij hetimi prokuroria, Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës.
Sipas Prokurorisë dy zyrtaret e Kadastrës kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shengjjn në kundërshtim me ligjin. Vendimi i pezullimit është ankimuar në Gjykatën e Apelit, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shengjin.