AKTUALITET, 13 Shkurt 2024, 12:22

Dyshohet se i dha ilaçet e gabuara pacientes që më pas shfaqi probleme shëndetësore, shpallet në kërkim farmacistja

Dyshohet se i dha ilaçet e gabuara pacientes që më pas shfaqi

Një farmaciste është shpallur në kërkim pasi dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente një pacienteje.

Policia me anë të një njoftimi thotë se për farmacisten 22-vjeçare ka nisur hetimi, ndërkohë po punohet edhe për kapjen e saj.

Ndërkohë, pacientja 38-vjeçare pasi ka pirë ilaçet ka shfaqur probleme shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases S. H., 22 vjeçe (farmaciste). Kjo shtetase, duke qenë e punësuar në një farmaci në Rrugën e Dibrës, dyshohet se i ka dhënë gabimisht medikamente mjekësore, shtetases M. K., 38 vjeçe, dhe si pasojë e konsumimit të tyre, 38-vjeçares iu kanë shkaktuar probleme shëndetësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.