TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për shtetasen me iniciale M.B., 60 vjeçe, menaxhere e një librarie të njohur në Tiranë.
Mësohet se 60 vjeçarja ka falsifikuar veprat e Ismail Kadaresë duke i shitur kopjet si origjinale.
Hetimi i ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj ka nisur pas një kallëzimi të Enxhi Hudhrit, vajzës së Bujar Hudhrit, drejtuesit të shtëpisë botuese “Onufri”.
Kallëzuesja ka pohuar në prokurori se në dy ditë të ndryshme ka blerë pesë botime të Kadaresë në këtë librari, për të cilët ka marrë edhe kupon tatimor, por që janë kopje të falsifikuara.
Bardhi akuzohet për “shkelje të të drejta të pronësisë” dhe “fshehje të të ardhurave”.