TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit u është dhënë urdhër që të fikin çdo pajisje kompjuterike.
Paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, fikja e kompjuterëve është në funksion të masave mbrojtëse.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se ka pasur dyshime të forta se mund të ketë ndodhur një sulm kibernetik, ndaj janë marrë masat dhe u bënë verifikimet e duhura.
“Informacioni po verifikohet nga strukturat e policisë kundër krimit kibernetikë. Ky ka qenë urdhri i policisë. Dyshohet për një sulm kibernetikë, i fundit. Gjithçka po verifikohet dhe nëse pas saj fshihet Irani”, raportoi gazetari.