AKTUALITET, 18 Maj 2024, 13:53

“Dyfishim i pagës për mësuesit”, Xhixho prezanton planin e Partisë së Lirisë: Mësuesia do të konsiderohet degë prioritare

“Dyfishim i pagës për mësuesit”, Xhixho prezanton

Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho ka prezantuar planin e Partisë së Lirisë për arsimin.

Xhixho shprehet se PL parasheh dyfishim të pagës për mësuesit. Sipas saj, nëse Partia e Lirisë do të vijë në pushtet, mësuesia do të konsiderohet degë prioritare.

Postimi i deputetes Erisa Xhixho:

Arsimi ka nevojë për një reformim të thellë dhe Partia e Lirisë e ka përgjigjen.

Mjafton ky program për të ringritur së bashku sistemin arsimor të dështuar tashmë. Nuk ka kohë më për të humbur! Rinia ka nevojë për shpresë dhe shpresa kthehet me një program konkret që Partia e Lirisë e ka tashmë me 5 prioritetet e saj.