AKTUALITET, 26 Maj 2026, 20:21

Dy aksidente të njëpasnjëshme në juglindje, disa persona të plagosur

Dy aksidente të njëpasnjëshme në juglindje, disa persona

Dy aksidente janë shënuar brenda pak minutash në Juglindje të vendit duke lënë disa të plagosur.

Dy mjete janë përplasur kokë më kokë në Lumalas, në aksi nacional Korçë-Maliq. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 persona.

Ndërkohë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Podgorie pak minuta më vonë. Nga aksidenti mësohet se ka vetëm dëme materiale.

Policia është nisur drejt vendngjarjes.