TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kryeqytet, ku një 58-vjeçar dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.
Policia njofton se 58-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.
Dyshohet se viktima vuante nga shëndeti mendor dhe shkak i hedhjes ka qenë depresioni.
"Më datë 19.01.2025, në afërsi të TEG-ut, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese shtetasi L.K, 58 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Nga hetimet paraprake rezulton se shtetasi L.K, vuante nga shëndeti mendor dhe dyshohet se si pasojë e depresionit është hedhur nga lartësia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit"- njoftoi policia.