TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i mitur ka rrezikuar mbytjen në zonën e “Skalierës” në Shëngjin teksa ndërhyrja e Policisë Kufitare Durrës bëri të mundur shpëtimin e tij dhe dërgimin në spital për mjekim.
Policia vendore konfirmoi sot (29 prill) ngjarjen e ndodhur, teksa me mjetet lundruese kufitare shkoi me urgjencë në vendin e quajtur “Vaska e Marinës”, Shengjin.
“Një i mitur që kishte rrëshqitur nga gurët e skalierës, rrezikonte të mbytej, sepse për shkak të problemeve shëndetësore, e kishte të vështirë notimin, shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës u nisën drejt zonës së sinjalizuar. 16-vjeçari u lokalizua dhe mori ndihmë të menjëhershme nga shërbimet e Policisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Gjithashtu, i mituri u nxor me mjet lundrues në breg dhe u transportua për ndihmë të specializuar mjekësore, në spitalin rajonal të Lezhës, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontaktojnë Policinë, në çdo rast nevoje, dhe garanton se ndihma do të jetë e menjëhershme dhe profesionale”, apeluan uniformat blu.