AKTUALITET, 5 Qershor 2026, 10:15

Durrës/ Alarmi tek 'Currilat', rrëshqet kodra, dëmtohet pallati e restoranti, evakuohen me urgjencë banorët

Durrës/ Alarmi tek 'Currilat', rrëshqet kodra, dëmtohet

Një rrëshqitje dherash është regjistruar në zonën e Currilave në Durrës, duke krijuar rrezik për një pallat pranë vendit ku ndodhi incidenti.

Sipas informacioneve paraprake, një masë dheu dhe gurësh është shkëputur nga kodra dhe ka rënë në afërsi të pallatit, duke mbuluar pjesërisht shkallët.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te banorët, të cilët janë alarmuar për sigurinë e tyre dhe të banesave. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe strukturat përgjegjëse, të cilat po kryejnë vlerësimet e para mbi situatën dhe shkallën e rrezikut.

Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar.

Ekspertët pritet të bëjnë verifikimet për të përcaktuar nëse objekti është prekur nga lëvizjet e terrenit dhe nëse ekziston rrezik i mëtejshëm për banorët, ndërsa po shqyrtohen masat për stabilizimin e zonës dhe parandalimin e rrëshqitjeve të tjera.

Banorët ndërkohë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet, pasi zona është përballur edhe më herët me probleme të ngjashme, sidomos gjatë periudhave me reshje intensive.

Durrës/ Alarmi tek 'Currilat', rrëshqet kodra, dëmtohet