AKTUALITET, 20 Maj 2026, 11:17

Durrës/ Alarmi, Gjykatës dhe Prokurorisë po i bie mermeri, copat përplasen në trotuar dhe rrezikojnë kalimtarët!

Durrës/ Alarmi, Gjykatës dhe Prokurorisë po i bie mermeri, copat

Paraditen e sotme (20 maj), copa mermeri kanë rënë nga fasada e Gjykatës së Shkallës së parë Durrës.

Siç shihet edhe në pamjet, copa të konsiderueshme mermeri kanë rënë në trotuarin përpara hyrjes së gjykatës.

Fatmirësisht ato nuk kanë goditur asnjë qytetar, duke evituar kështu një incident edhe më të rëndë.

Nuk dihet ende saktësisht se nga cili kat i godinës u shkëputën copat e mermerit, që duket se i përkasin një parvazi dritareje.

Sipas informacioneve të para, por të pakonfirmuara zyrtarisht, dyshohet se copat e mermerit kanë rënë nga një dritare e katit të katërt të godinës, aty ku janë ambientet e Prokurorisë së Rrethit.

Detaje të tjera pritet të zbardhen në vijim.