AKTUALITET, 20 Janar 2025, 13:03

Dumani: Kushtetuesja na dha të drejtë për masën e sigurisë ndaj Sali Berishës! Për Ilir Metën hetimet vijojnë

Dumani: Kushtetuesja na dha të drejtë për masën e

Kryetari i SPAK, Altin Dumani i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë nga Apeli i GJKKO-së për Sali Berishën por dhe për hetimet  ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Pyetja e gazetarëve: Si ndiheni si jurisit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Meten?

“Nuk kemi ndjeshmëri. Respktojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë te drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave' tha Dumani,