TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tre prej të shoqëruarve, mes tyre aktivistët Dritan Goxhaj dhe Shkëlzen Bushi, janë liruar dhe janë pritur me ovacione nga protestuesit para Komisariatit Nr. 1. Ndërkohë, edhe tre qytetarë të tjerë të shoqëruar u lanë të lirë disa minuta më vonë.
Goxhaj deklaroi se të shoqëruarit ishin vendosur si një kordon sigurie mes policisë dhe protestuesve dhe se nuk kishin pasur për qëllim të përplaseshin me uniformat blu.
"Jemi shoqëruar për kundërshtim të Policisë së Shtetit. Ne kemi qenë një 'gardh' mes policisë dhe protestuesve, këtë kemi deklaruar. Trajtimi ka qenë normal. Na kanë vizituar disa deputetë, mes tyre Agron Shehaj dhe deputetë të Partisë Demokratike.
Kemi kërkuar largimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, sepse nuk na përfaqëson. Ai u zgjodh nga parlamenti i krimit. Të tjerët janë në proces lirimi", tha Goxhaj.
Ndërkohë, protestuesi i tretë i liruar deklaroi se nuk kishin pasur për qëllim të përplaseshin me policinë.