AKTUALITET, 25 Prill 2026, 11:00

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgje, emërohen drejtorët dhe shefat e rinj të policisë në IEVP e Fushë-Krujës dhe Durrësit

Ndryshime në zinxhirin komandues në burgje, emërohen

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi sot se në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare.

Njoftimi:

Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe përmirësimit të menaxhimit në sistemin penitenciar, janë ndërmarrë ndryshime në drejtimin e disa Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Në IEVP Fushë-Krujë është riorganizuar zinxhiri komandues, duke u liruar nga detyra drejtori Apostol Luca. Në këtë detyrë është emëruar z. Ervis Dedej, me eksperiencë të gjatë në sistemin e burgjeve. Gjithashtu, Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me mbi 20 vite përvojë në Policinë e Burgjeve.

Ndërkohë, në IEVP Durrës është emëruar drejtor z. Serjan Mazrreku, me eksperiencë në administratë dhe në fushën ligjore, si dhe Shef i Policisë kryekomisar Florian Masha, me karrierë të gjatë në radhët e Policisë së Shtetit.

Këto lëvizje synojnë forcimin e përgjegjshmërisë, rritjen e kontrollit dhe vendosjen e standardeve më të larta në funksionimin e institucioneve penitenciare.