TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë Toni Gogu po prezanton projektligjin për amnistinë penale që pritet të kalojë në seancë plenare për votim më 18 qershor. Në mbledhje nuk ka marrë pjesë opozita, përveç demokratit Arjan Ndoja. Ministri Gogu thekson se nga amnistia penale nuk do të përfitojnë personat e dënuar nga GJKKO.
“Ky projektligj nuk toleron krimin, por dallon qartazi me saktësi juridike, se personi që vijon të përbëjë rrezik dhe duhej të vijojë vuajtjen e dënimit dhe atij personi që shteti vlerëson se është përmbushur qëllimi i dënimit dhe nevojitet të rikthehet në shoqëri. Ky ligj nuk shuan asnjë të drejtë civile të viktimës. Pra amnistia prek marrëdhënien mes shteti dhe autorit të veprës. E drejta e viktimës për dëmshpërblim mbete e plotë de e pacenuar.
Amnistia nga vuajta e dënimit, ata amnistohen si pas kritereve:
ë gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë
Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë
Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë
Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë
Kriteri 2 ka të bëjë me uljen e dënimit
Të gjithë e dënuarit marrin1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë
Amnistia nga ndjeja penale
Pushon procedimi për veprat që dënohen deri në 3 vite me përjashtimet e përcaktuara
asnjë nga përftuesit nuk duhet të kenë kryer vepra të rënda. Përjashtohen të gjithë vrasjet në rrethana cilësuese, krimet seksuale, trafikimi, terrorizmi, korrupsion dhe krimi i organizuar, veprat zgjedhore, pastrimi i parave dhe çdo gjë, çdo subjekt që është nën judiksionin e SPAK dhe GJKKO.
Në sistemin penitenciar është 5292 vende, janë akomoduar 4769 persona. Pas amnistisë do të kemi një ulje prej 10% të popullatës të sistemit penitenciar. Nuk është ky efekt qëllimi kryesor i ligjit, por është një pasojë e dëshiruar se na jep mundësinë që kur të na zvogëlohet momenti i të dënuarve, të rrite cilësia e trajtimit për të tjerët”, tha Gogu.
Përfitojnë nga amnistia penale
Të gjithë burrat që janë dënuar deri në 3 vite ose u kanë mbetur për të vuajtur më pak se 3 vite, lirohen menjëherë
Të gjitha gratë që janë dënuar deri në 4 vite ose u ka mbetur më pak, lirohen menjëherë
Të gjithë burrat 60 vjeç e sipër dhe të gjitha gratë 50 vjeç e sipër lirohen menjëherë
Të miturit, 18 vjeç e poshtë në momentin e kryerjes së krimit, lirohen menjëherë
Përfitojnë ulje dënimi
Të gjithë e dënuarit marrin 1 vit ulje ndërkohë që gratë dhe të miturit 1 vit e gjysmë