TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Kushtetuese ka kaluar në seancë plenare shqyrtimin mbi bazë dokumentesh të kërkesës së Ajola Xoxës, e cila kërkon shfuqizimin e tre vendimeve të gjykatave më të ulëta.
Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës kërkon që të shpallen si antikushtetuese vendimet që lidhen me kontrollet dhe sekuestrimet, duke argumentuar se ato kanë shkelur, ndër të tjera, parimet e një procesi të rregullt ligjor.
Në këtë çështje palë është edhe Prokuroria e Posaçme (SPAK), e cila pritet të paraqesë me shkrim kundërshtimet ndaj pretendimeve të Xoxës, si dhe të kërkuesit tjetër në këtë proces, shoqërisë “Partners Law”.