AKTUALITET, 20 Janar 2025, 16:30

Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca paraprake për Berishën

Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca paraprake për

GJKKO vendosi të shtyjë sërish seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë, të akuzuar për çështjen e kompleksit “Partizani”.

Mësohet se seanca e ardhshme do të zhvillohet në datën 31 janar, ora 09:00.

Në seancën e radhës në GJKKO pritet të vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes ‘Partizani’.