AKTUALITET, 30 Prill 2026, 10:48

Dosja Balluku, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për këqyrjen e celularëve të sekuestruar

Dosja Balluku, Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin për

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për këqyrjen e celularëve të sekuestruar në kuadër të dosjes së Belinda Ballukut, ish zv kryeministres së marrë të pandehur nga SPAK.

Apeli rrëzoi ankimimin e shoqërisë “Senka shpk” që lidhej me sekuestrimin e celularëve, një nga shoqëritë që u kontrollua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve që po kryhen për ish numrin dy të qeverisë.

Kontrollet u kryen në dhjetor 2025 dhe në janar të këtij viti. Gjykata e Posaçme ka urdhëruar në total këqyrjen e 80 pajisjeve.

Një dit më parë u ushtruan kontrolle në 20 ambiente të lidhur me Ballukun.