TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Andi Bushati u përplas ashpër me sekretarin e përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Bushati akuzoi se tokat në Zvërnec janë vjedhur me banda, ndërsa Klosi tha se investitori deri me sot ka investuar 300 milionë euro për të blerë tokën në Zvërnec.
Pjesë nga debati
Blendi Klosi: Sa i përket këtij debati le të themi një gjë të vërtetë. Deri tani keni thënë se nuk ka investime të huaja. Investitorët e huaj deri tani kanë konsumuar në Zvërnec 300 milionë euro.
Andi Bushati: Për vjedhje tokash.
Blendi Klosi: Pra kemi një investitor, i cili investon në prona private dhe jo shtetërore.
Andi Bushati: Në toka të vjedhura me ndihmën e hipotekës së Edi Ramës dhe prandaj nuk rrinë më shumë se 6 muaj drejtorët e hipotekës së Vlorës. Toka të marra me banda.
Blendi Klosi: Nuk është projekt për të vjedhur se investitori...
Andi Bushati: Ju doni të bëni Trumpin partner të Artur Shehut dhe më tregoni mua zhvillimin.
Blendi Klosi: Mbyllim procesin. Kemi një investim privat, një investitor të huaj që sipas propozimit të tij në projekt-idenë e tij, ka marrë edhe lejen e zhvillimit. Dhe po punohet të kthehet në projekt konkret. Ka blerë një tokë që për logjikën e investitorit është një tokë e përshtatshme për të bërë investimin që nuk ka vjedhje se këto para kanë shkuar te disa privatë.
Andi Bushati: Ja të them unë pse po vjedh shteti shqiptar.
Blendi Klosi: Për problematikën që ka me tokën, nëse toka është përfituar në mënyrë të padrejtë, SPAK po heton. Nga ky investim 4.5 miliardë dollarë, 300 milionë i ka harxhuar për të blerë tokën.
Andi Bushati: Tokën e vjedhur. Shteti partner me banditët për të vjedhur tokat.
Blendi Klosi: Shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës dhe kudo ku janë do të përfitojnë në mënyrë eksponenciale, sepse ndërtimi i atij restorti në shkallë kaq të lartë do ta vendosë Shqipërinë në një nyje tjetër turistike.