TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pala greke në pikën doganore të Kapshticës ka njoftuar ndryshimin e kushteve të grevës së paralajmëruar nga Sindikata Doganore përsa i përket hyrje daljeve në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Pala greke thotë se se gjatë 48 orëve të grevës së data 2-4 prill, do të ketë një ndryshim lidhur me lëvizjen e mjeteve të vogla të cilët do të lëvizin në të dyja anët e kufirit, 1 orë, në harkun kohor të 4 orëve.
Kushtet e tjera të grevës mbeten të njëjta, që do të thotë se nga data 2-4 prill nuk do të lejohen hyrje- daljet e mjeteve të transportit të mallrave, të autobusëve dhe shërbimit taksi.
Policia greke ka publikuar oraret e kufizimit të punës (me orën greke):
Data 02/04/2024
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00
22:00-23:00
Data: 03/04/2024
02:00-03:00
06:00-07:00
10:00-11:00
14:00-15:00
18:00-19:00.
Gjatë këtyre 48 orëve, sipas njoftimit të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në të gjitha pikat e kalimit kufitar: në Kapshticë, Kakavijë, Tre Urat dhe Qafë Botë nuk do të mund të kalojë asnjë automjet, nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas. Kalimi i kufirit do të lejohet vetëm për këmbësorët, pa bagazhe dhe personat me probleme serioze të shëndetit.