TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtori I Përgjithsëm I Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka dhënë detaje në lidhje me helmimin e 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, si pasojë e konsumimit të ushqimit të servirur nga kompania Sori-Ai.
Në konferencë për mediat, Hita u shpreh se për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja e kompanisë Sori-Al, Alma Tafani.
Po ashtu, drejtori Hita deklaroi se është bllokuar ushqimi, por aktiviteti I subjektit vazhdon dhe se institucioni edhe sot do të furnizohet me ushqim.
“U arrestuan dy prej personave përgjegjës të kompanisë, është shpallur edhe në kërkim administratorja e firmes. Në bashkëpunim me AKU është bllokuar ushqimi, vazhdon gjurmushmëria e të gjitha produkteve, por aktiviteti I subjetit nuk është ndërprere. Vazhdojnë hetimet për të kryer ekzaminimet për të zbardhur të vërtetën”, tha Hita.
I pyetur nëse do të vazhdojë kontrata me këtë kompani, drejtori i Policisë tha:
“Edhe sot kemi vazhduar me të njëjtën kompani. Është bllokuar sasia e ushqimit që është përdorur. Kompania vazhdon edhe sot me ushqimin. I ngelet hetimit si do vazhdohet me kontratat me këtë kompani.”