AKTUALITET, 26 Janar 2023, 21:35

"Do ti gjej unë paratë pak nga pak"/ Sejamini shpjegon kronologjinë, gjashtë takime mes Ramës dhe McGonigal. Si i mori paratë nga Neza

"Do ti gjej unë paratë pak nga pak"/ Sejamini shpjegon

Neritan Sejamini ka bërë një renditje kronologjike të takimeve dhe ngjarjeve mes ish zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, tashmë nën akuzë nga autoritetet në SHBA dhe Agron Nezës, Dorian Duçkës dhe Edi Ramës, të cilat janë të listuara në akuzën zyrtare ndaj tij. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se sipas akuzës, McGonigal i ka kërkuar para Agron Nezës dhe ky i fundit i ka deklaruar se do ti gjejë dhe do t'ja japë pak nga pak. Në total Neza i ka dhënë McGoniga 225 mijë dollarë. Këto para, udhëtimet dhe takimet me zyrtarë të huaj, McGonigal nuk i ka raportuar në FBI. 

"Ky person i ka kërkuar para Agron Nezës në gusht 2017. Agron Neza i ka thënë do ti gjej unë parëtë dhe do ti jap pak nga pak. Ai udhëtoi në Shqipëri në 9 shtator 2017, ku u takua me Nezën, Duçkën dhe Ramën. Pastaj ikën në kosovë dhe kthehet në Amerikë.

Pastaj në SHBA i jepen të gjithë paratë nga Neza. Pasi ka marrë 225 mijë dollarë, ai ka njoftuar në punën e tij se do të ikë në Austri. Është takuar me një politikan dhe biznesmen shqiptar  që i ka kërkuar ndihmë për të hetuar se kush ka dashur ta vrasë. Kjo gjë nuk raportohet askund se për çfarë kanë folur. Pastaj vjen në Shqipëri dhe takon sërish Edi Ramën.

Kthehen në Amerikë. Me tu kthyer në 25 nëntor 2017, McGonigal informon Departamentin e Drejtësisë dhe i thotë se duhet të hetohet një lobist që punon për një pëarti rivale me Ramën. Në dhjetor shkon Rama në Amerikë. Drekon me Nezën dhe McGonigal.
Në janar 2018 Neza merr informacione për lobisin nga një vartës i Ramës. Pastaj McGonigal e dërgon dhe kërkon të nisin hetimet. Pastaj FBI hap hetim ndaj Muzin. Në këtë hetim, Nezën e prezanton si bashkëpunëtor por nuk tregon marrëdhëniet që ka me Nezën.

Gjithashtu ai vjen në Evropë për të bërë takime me dëshmitarë të kësaj çështje. Shpenzimet paguhen nga Dorian Duçka. McGonigal nuk i tregon këto te FBI fare. Pra të dhënat vijnë nga zyra e Ramës, kalohen nëpërmjet Nezës dhe Duçkës. Pastaj, në 4 mars takohet sërish Neza, Rama dhe McGonigal, hanë darkë në Washington DC.

Aty në darkë është edhe paraardhësi i McGonigal në FBI, Louis Bladel. Pastaj në 26 prill, vjen edhe njëherë në Evropë dhe Shqipëri McGonigal dhe pastaj zhduket nga Shqipëria.

Në 28 maj 2018, Rama bën kontratë konsulnce me ish agjentin tjetër të FBI, që takoi në SHBA.

Rama e ka takuar McGonigal gjashtë herë.

Hetimi është hapur nga zoti McGonigal me kërkesë të tij dhe supervizim të tij. TË gjithë të dhënat i ka marrë nga zyra e zotit Rama, nëpërmjet Nezës dhe Duçkës. Të gjithe shpenzimet e udhëtimeve janë paguar nga persona të tjerë ose nga Neza dhe Duçka.

McGonigal rrezikon deri në 20 vite burg. Këto janë faktet e akt-akuzës", tha Sejamini.