AKTUALITET, 21 Shkurt 2024, 13:53

“Do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar”- Manja i përgjigjet Bashës: Nuk do të ketë amnisti për çështjet që hetohen nga SPAK

“Do të përdoret për të nxjerrë nga burgu

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur akuzave të kreut të PD-së, Lulzim Basha se amnistia penale do të përdoret për të nxjerrë nga burgu zyrtarët e korruptuar.

Ministri Manja, pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale.

“Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnisti, i cili do ti drejtohet seancës plenare. Amnistia penale flitet për çështje që janë në duart e prokurorisë ose pa u gjykuar nga Gjykata.

Amnisti mbi ndjekjen penale nuk ka për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnisti mbi ndjekjen penale ka mbi çështjet që dënohen deri në 2 vite burg sa i takon kundravaajtje penale”, tha Manja.