AKTUALITET, 25 Maj 2026, 23:29

Do të lirohet Erion Veliaj? Artan Hoxha tregon se çfarë do të ndodhë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për kryebashkiakun

Do të lirohet Erion Veliaj? Artan Hoxha tregon se çfarë do

Gazetari Artan Hoxha, duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, për t’ia kthyer Gjykatën së Lartë vendimin për të ndruyshuar ose jo masën e arrestit me burg për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV” se jan krijuar rrethanat që të ketë një masë sigurie me të butë.

“Këtë radhë nuk doli 4 me 4 por 5 me 3. Gjykata e Lartë ka marrë një vendim për të mos marrë vendim, por ia ka kaluar Gjykatës së Lartë dhe për mbledhjen e Kolegjeve të bashkuara.

A është Gjykata e Lartë që mund të bëjë vetë?

Arresti shtëpiak është i barazvlefshëm me arrestin me burg, por duke qenë kryebashkiak ai do të kthehej në zyrë.

Pra Gjykata Kushtetuese ia la në derë Gjykatës së Lartë.

Me gjendjen që është dosja, a mund të ketë një masë tjetër? Në këtë situatë mund ta ndryshojë, por rrethanat janë krijuar që të ketë një masë sigurie më të butë. Nuk vendos masa e sigurisë nëse është i fajshëm apo jo një person.

Për qytetarët të jenë të sigurtë, ndryshimi i masës nuk vendos nëse është i fajshëm apo jo.

Edhe mua në surprizoi vendimin i GJK-së.

A do të lobohet për ndryshimin e masës së sigurisë? A do të kthehet ai në krye të bashkisë? Se është një gjendje e rëndë. Është një kryetar që nuk komunikon me vartësit”- tha Hoxha.