AKTUALITET, 20 Janar 2025, 12:53

Do të shkojë në SPAK nëse thirret për “21 Janarin”? Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme: Institucion politik, komandohet nga Rama

Do të shkojë në SPAK nëse thirret për “21

Nesër shënohet 14 vjetori i vrasjes së 4 protestuesve në bulevardin “Dëshmorë e Kombit” para Kryeministrisë më 21 janar 2011, në kohën kur Sali Berisha ishte në pushtet. 

I pyetur a do i përgjigjet thirrjes së prokurorisë në rast se do ta thërrasë si person i kallëzuar lidhur me '21 Janarin', Berisha refuzoi të përgjigjet, por akuzoi SPAK se është institucion politik.

"SPAK është një institucion politik, i cili komandohet nga Edi Rama. Njeriu që ka penguar hetimet e 21 janarit është vetëm organizatori i asaj ngjarje dhe ai ka një emër, ai quhet Edi Rama me të gjithë dokumentet.

Dhe ka një deklaratë të asaj kohe të qeverisë amerikane, që kërkon të hetohet nga polici gjer tek organizatori", tha Berisha.