AKTUALITET, 14 Dhjetor 2024, 11:17

Djali i muzikantit, seancë të dielën/ Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit

Djali i muzikantit, seancë të dielën/ Trafik armësh

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për 5 personat e arrestuar për trafik armësh Kosovë-Shqipëri.

Për Euxhenio Manushin (muzikantin) që mbahet i arrestuar për trafik kokaine, seanca pritet të mbahet të dielën.

Të  arrestuarit: Endri Papa, Aurel Manreka, Gersi Llozha, Kleu Mucalliu dhe Tonin Shkanmi, gjatë seancës  kanë pretenduar që nuk janë përfshirë në trafikun e armëve, pasi sipas tyre nuk kanë pasur dijeni për aktivitetin e Valter Osmanit, kreun e grupit të arrestuar në Kosovë.

Nëpërmjet avokatëve pretenduan se e vetmja akuzë që mund të qëndroj në këtë rast për ta është ajo e prodhimit dhe shitjes së armëve.