TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka folur për emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për arsyet se përse ka përfunduar marrëdhënia e tij me klientin dhe ai tashmë nuk do ta përfaqësojë më ish Presidentin.
Pjesë nga biseda në studio:
Kujtim Cakrani: Ka një moment që përfundojnë edhe dashuritë e mëdha. E ka treguar historia, koha. Ishte dashuri e madhe nuk kishte si të përfundonte ndryshe, përveçse me divorc. Ishte një dashuri që në fakt, përtej humorit, pati dy seanca që unë dhe zoti Meta nuk po gjenim më gjuhën e përbashkët, kishte humbur mirëbesimi, sidomos në seancën e fundit, ku edhe zonja Lala ka informacionin e duhur, pati debate dhe tensione në sallë.
Unë besoj se Meta është i pafajshëm. Kjo nuk do të thotë se kemi bërë divorcin si klient avokat nuk ndryshoj mendim se ai është aty për arsye politike. Nuk kam ndryshuar mendimin tim, por zoti Meta këtë periudhë mendonte se ndaj tij kishte komplote të natyrës proceduriale dhe juridike.
Ylli Rakipi: Ka thënë komplot për ty?
Kujtim Cakrani: Zoti Meta mbase di më shumë, por me aq informacion që kam nga dosja, nuk ka asnjë komplot ndaj tij, nuk ka dëshmuar askush kundër tij, nuk ka asnjë provë kundër. Nuk e di pse zoti Meta mendon se ka komplot. Ka komplot ndaj tij por nuk ka lidhje me procesin gjyqësor.
Ylli Rakipi: Unë mendova se e keni bërë për ta shtyrë.
Kujtim Cakrani: Nuk bëj nga këto taktika dhe nuk jemi në momente të tilla për taktika. Jemi në moment procedurial. Nuk e di zoti Meta, se pse mendon se ndaj tij ka një komplot dhe një qasje që mendoj se është kundër tij. Kam qenë transparent me të, me ju, me mediat, kam bërë dalje publike ku e kam informuar publikun për seancën gjyqësore. Nuk kam patur asgjë të fshehur.
Klodiana Lala: A kishit ju informacion që në paraburgim po shkonin avokatë të tjerë?
Kujtim Cakrani: Kam qenë i informuar se kanë shkuar avokatë të tjerë, madje edhe ish ministri zoti Halimi. Por zoti Meta ka dhe vazhdon të ketë paranojën e tij se ndaj tij bëhet komplot.
Klodiana Lala: Në media ka qarkulluar foto e juaja, në praninë e zonjës Kryemadhi dhe pretendohet se keni drekuar së bashku. Mendoni se ky mund të jetë shkaku kryesor? Mendoni se kjo dreka ka shërbyer si shkak, ose ngjarja që i vuri vulën marrëdhënies tuaj profesionale?
Kujtim Cakrani: Dreka ka ndodhur në një lokal afër zyrës time dhe ka ndodhur 1-2 ditë pas seancës së fundit gjyqësore, nuk ka asgjë të keqe të takohem me Kryemadhin. Çështja e tyre është e përbashkët. Për të bërë mbrojtjen time nuk diktohem, e bëj vetë mbrojtjen nuk marr urdhër.