AKTUALITET, 19 Maj 2026, 10:32

'Divorci'/ Ish-trajneri Sylvinho, fjalim lamtumire për kuqezinjtë: Falënderime FSHF-së, lojtarëve dhe tifozëve!

'Divorci'/ Ish-trajneri Sylvinho, fjalim lamtumire për

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, të futbollit, Sylvinho në fjalimin e tij të fundit ka falënderuar ekipin dhe presidentin e FSHF-së, Armando Duka.

“Mirëmëngjesi çuna goca. Ne si ekip kemi punuar shumë për të përfaqësuar këtë kombëtare. Është një komb që më ka pritur shumë mirë. Tani e njoh shumë mirë Shqipërinë, Tiranën. Dua t’ju falënderoj shumë.

Falënderoj presidentin për punën, besimin, mbi 100 njerëz që punojnë në këtë federatë. Dua të falënderoj gjithë stafin, gjithë futbollistët që kanë bërë një rrugëtim prej 3 vite e gjysmë dhe në fund, tifozët dashamirës të kombëtares.

Më kujtohet që nga dita e parë që kam qenë këtu, kam thënë diçka; shpirti dhe zemra e djersa nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë sëbashku, siç e kam thënë gjithmonë.

Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që më dëgjoni pas 3 vite e gjysmë. Shumë suksese trajnerit të ri. Faleminderit shumë!”, tha ai.

Trajneri në largim i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, foli në prezantimin e teknikut të ri të Shqipërisë, Rolando Maran. Ai u pa i prekur.

"Edhe për mua janë dy minuta me shumë emocion. Kemi vendosur që të mbyllim një cikël pas tre vitesh e gjysmë që kemi përfaqësuar këtë komb që na ka pritur shumë mirë. Unë e njoh shumë mirë Tiranën dhe vendin, dua t'ju falenderoj të gjithëve. Janë mbi 100 njerëz që punojnë dhe kam pasur mundësi t'i njoh, dua të falenderoj stafin dhe futbollistët që për tre vite e gjysmë kemi bërë mirë. Tifozët janë shumë dashamirës me Kombëtaren.

Në 9 janar 2023 kam thënë se shpirti dhe djersa nuk duhet të mungojnë, këtë kemi bërë. Edhe sot kam emocione. Dua t'i uroj shumë suksese trajnerit Rolando Maran", tha Sylvinho.
Braziliani do të drejtojë Shqipërinë edhe për dy miqësoret e qershorit, kundër Izraelit dhe Luksemburgut në Tiranë.