AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 19:43

Dita e 33-të e protestës në Tiranë, nismëtari thirrje qytetarëve pas tensioneve te Kuvendi: Mos u provokoni, revolucion paqësor

Dita e 33-të e protestës në Tiranë, nismëtari thirrje

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur paraditen e kësaj të enjte para Kuvendit.

Pas tensioneve para Kuvendit, ku qytetarët kanë gjuajtur me vezë deputetët dhe janë përplasur me policinë, protestuesit janë mbledhur sërish në shesh, ndërsa kanë folur edhe për një pjesë nga grupi i tyre që janë arrestuar.

Nismëtari Alben Kola i ka bërë thirrje qytetarëve të mos provokohen nga policia dhe i kërkoi atyre të jenë paqësorë.

“Kjo polici tregon që tani ndodhet para një dileme, t’i shërbejë mafias apo popullit. Duhet të jeni të vëmendshëm dhe mos të bini pre e provokimeve. Ne do e rrëzojmë Ramën me revolucion paqësor”, u shpreh nismëtari Alben Kola.