AKTUALITET, 27 Qershor 2026, 21:27

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga dorëheqja e kryeministrit Rama te kërkesa për hetime nga SPAK, çfarë po ndodh

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga
Protesta e 28-të kombëtare kundër qeverisë është zhvilluar këtë të shtunë në Tiranë, me pjesëmarrjen e qytetarëve nga zona të ndryshme të vendit, por edhe të emigrantëve të ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për t’iu bashkuar tubimit.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Grumbullimi i protestuesve nisi në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas qytetarët u drejtuan drejt zonës pranë Kryeministrisë, ku u zhvilluan fjalimet dhe mesazhet e aktivistëve, qytetarëve dhe të ftuarve që morën fjalën në tribunën e improvizuar.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, ngaDita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Prania e diasporës ishte një nga elementët e spikatur të protestës. Emigrantë nga Italia, Britania e Madhe dhe vende të tjera iu bashkuan tubimit, duke sjellë edhe simbolet e vendeve ku jetojnë e punojnë.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Një emigrant i ardhur nga Italia denoncoi publikisht problemet me pronat e tij, duke deklaruar se kthimi në atdhe ishte shndërruar në një përvojë të vështirë për shkak të tjetërsimit të pronave dhe mungesës së një zgjidhjeje nga institucionet.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Në protestë u pa edhe një flamur anglez, si simbol i pjesëmarrjes së emigrantëve shqiptarë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kishin udhëtuar për t’iu bashkuar tubimit.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Gjatë protestës, qytetarët kanë vijuar me thirrje kundër qeverisë, mes të cilave: “Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Jepe dorëheqjen”, si dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Një tjetër element i protestës ishin pankartat e shumta me mesazhe kritike dhe ironike ndaj kryeministrit Edi Rama. Mes tyre spikatën pankarta me fraza satirike për figurën e kryeministrit, por edhe mesazhe që lidhen me çështje të brendshme, si pronat, korrupsioni dhe menaxhimi i projekteve publike.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, ngaDita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Një pankartë në gjuhën angleze, e shoqëruar me një karikaturë të Ramës, përcillte mesazhin: “Hey Rama, Nobody paid us to be here! We all hate you for free!”, duke kundërshtuar pretendimet se protestat mund të jenë të organizuara me pagesa.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, ngaDita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, ngaDita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Fjalimet nga tribuna

Në ditën e 28-të të qëndresës, përpara Kryeministrisë nisën fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve.

Një i ri britanik, i ardhur posaçërisht nga Mbretëria e Bashkuar, shprehu mbështetjen e tij për protestuesit dhe kundërshtoi deklaratat se protestat po dëmtojnë turizmin në Shqipëri. Ai tha se kishte ardhur vetë në vend për të treguar se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te mbrojtja e pasurive natyrore të Shqipërisë, duke bërë thirrje për ruajtjen e tyre nga tjetërsimi i pronave dhe projektet që, sipas tij, cenojnë interesin publik.

Një nga momentet më të spikatura të protestës ishte fjala e eurodeputetes italiane Ilaria Salis, e cila iu drejtua qytetarëve të mbledhur duke e cilësuar lëvizjen qytetare në Shqipëri si një shprehje kuraje.

Salis u ndal te çështja e mbrojtjes së pasurive natyrore të vendit, duke përmendur zonat si ishulli i Sazanit dhe laguna e Nartës. Ajo deklaroi se këto pasuri duhet të mbeten të mbrojtura dhe jo të trajtohen si asete për interesa të veçanta.

Eurodeputetja italiane theksoi gjithashtu se qytetarët kanë të drejtë të reagojnë ndaj korrupsionit dhe modeleve që, sipas saj, favorizojnë interesat e pak individëve.

Dita e 28-të/ Protesta mbledh mijëra në bulevard, nga

Gjatë fjalimeve në protestë, një prej të rinjve që mori fjalën nga tribuna i drejtoi apel Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar që drejtësia të veprojë me guxim dhe pa u ndikuar nga pozicionet politike.

Ai u shpreh se institucionet e reja të drejtësisë kanë një mundësi të rëndësishme për të dhënë një kontribut në ndryshimin e vendit dhe që proceset të zhvillohen në mënyrë paqësore dhe institucionale.

“Kam një thirrje për SPAK. Që ta bëjë të mundur që ky revolucion të ndodhë paqësisht! E kam hero Adem Jasharin, SPAK sot ka mundësi të bëhet hero për fëmijët tanë, që kur të rriten të gëzojnë Shqipërinë e Re që duam të ndërtojmë”, deklaroi ai para protestuesve.

Më tej, i riu kërkoi që hetimet të mos ndalen përpara asnjë emri apo posti politik, duke përmendur si zyrtarë të mazhorancës ashtu edhe figura të opozitës. Ai theksoi se, sipas tij, një proces i drejtë dhe i barabartë nga institucionet e drejtësisë është i domosdoshëm për një ndryshim të skenës politike.

Gjatë fjalimeve në tribunën e improvizuar morën fjalën edhe shumë qytetarë të tjerë, aktivistë dhe figura të ndryshme publike, të cilët përcollën mesazhet e tyre përpara protestuesve të mbledhur. Folësit u ndalën te shqetësimet e tyre politike dhe sociale, duke kërkuar ndryshime dhe duke bërë thirrje për vijimin e qëndresës qytetare.

Protestuesit, nga ana tjetër, kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen pa u përmbushur kërkesat e tyre, duke theksuar se do të vijojnë protestat deri në marrjen e një përgjigjeje për çështjet që kanë ngritur. Sipas tyre, lëvizja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kërkesat e tyre mbeten në qendër të tubimeve.

Pas përfundimit të fjalimeve në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të vijojë protesta e 28-të me radhë. Tubimi pritet të vazhdojë edhe në orët në vijim, me pjesëmarrësit që do të vijojnë të përcjellin mesazhet e tyre politike dhe qytetare.