TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Protesta qytetare kundër klasës politike ka hyrë sot në ditën e 13-të, ndërsa mijëra qytetarë janë mbledhur sërish në shesh, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim të kursit politik në vend.
Pavarësisht kalimit të ditëve, protestuesit po tregojnë vendosmëri të lartë, duke vijuar mobilizimin dhe duke deklaruar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
Me pankarta në duar dhe nën thirrje të vazhdueshme kundër klasës politike, qytetarët kanë qëndruar për orë të tëra në shesh. Mes sloganëve më të dëgjuar kanë qenë “Rama jep dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe thirrje të tjera që shprehin pakënaqësinë ndaj establishmentit politik në tërësi.
Në protestë kanë marrë pjesë të rinj, familje me fëmijë, si dhe qytetarë të grupmoshave të ndryshme, duke i dhënë tubimit karakterin e një mobilizimi të gjerë qytetar.
Ndonëse protesta nisi si reagim ndaj projektit turistik të planifikuar në Zvërnec, ajo është shndërruar gradualisht në një lëvizje më të gjerë kundër keqqeverisjes dhe problemeve strukturore me të cilat përballet vendi.
Protestuesit kanë ngritur shqetësime që lidhen me korrupsionin, sistemin shëndetësor, rritjen e kostos së jetesës, mungesën e mundësive ekonomike dhe çështje të tjera sociale. Megjithatë, kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.