AKTUALITET, 10 Qershor 2026, 21:52

Dita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet nga flamujt kombëtarë, Bulevardi plot, me mijëra kërkojnë dorëheqjen e Ramës (FOTO+VIDEO)

Dita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet nga

Dita e 11 e protestës që mblodhi sot me mijëra qytetarë për të protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike. 

Karvani i njerëzve shtrihej nga sheshi “Skënderbej” deri te hotel Rogner, pjesëmarrja më e madhe e këtyre 11 ditëve. Të majtë, të djathtë, elektorat gri, fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, të gjithë ishin në rrugë, në qendër të kryeqytetit shqiptar për të protestuar, në protestat ndoshta më të mëdhatë që ka parë vendi prej viteve ’90 kur u rrëzua sistemi komunist.

Dita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet ngaDita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet nga

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Poshtë komunizmi”, “Ju erdhi fundi”, “Atdheu nuk Shitet”, “Bashkohuni me Ne” ishin disa nga thirrjet e qytetarëve.

Një pjesë e madhe e protestuesve mbanin në duar flamuj kuqezi, por edhe bluza me simbolin e flamurit dhe veshje kombëtare. Përveç thirrjeve kundër qeverisë, thirrjet e tyre kanë shkuar dhe për qytetarët e tjerë, për t’iu bashkuar protestës.

Dita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet ngaDita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet ngaDita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet nga

Në pamjet e siguruara nga LSA dhe të publikuara nga TPZ shihet pjesëmarrja masive e qytetarëve që marshojnë rrugëve të Tiranës. Megjithëse pati tentativa për t’i përçarë, qytetarët kanë mbetur të bashkuar në kauzat e tyre, teksa vijojnë për të 11-tën ditë protestën që nisi për mbrojtjen e Zvërnecit dhe vijoi me dhjetëra kauza të tjera.

Dita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet ngaDita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet ngaDita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet nga

 

Dita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet ngaDita “11”/ Katër orë protestë, Tirana skuqet nga