Një vatër zjarri problematike është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Këlcyrë, ndërsa flakët përfshinë një kasolle bari duke rrezikuar edhe shtëpinë që ndodhej pranë saj.
Si shkak i sasisë së madhe të barit të depozituar dhe motit të thatë flakët u përhapën brenda pak minutash duke djegur plotësisht kasollen. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve dhe banorëve të zonës për të shuar zjarrin, i cili rrezikonte të përhapej edhe në mjediset e shtëpisë.
Fatmirësisht zjarri është lokalizuar në kohë duke mos shkaktuar djegien e banesës. Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë elektrike.