AKTUALITET, 4 Korrik 2026, 21:56

Diaspora mbush Bulevardin, blindohen dyert e Kryeministrisë

Diaspora mbush Bulevardin, blindohen dyert e Kryeministrisë

Masat e sigurisë janë shtuar përreth godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku në hyrjet kryesore të institucionit janë vendosur barriera metalike.

Nga pamjet e publikuara shihet prania e shtuar e masave fizike të sigurisë në perimetrin e godinës, në një kohë kur në zonë po zhvillohen protesta të qytetarëve.

Mijëra protestues janë mbledhur përpara Kryeministrisë, duke shprehur pakënaqësitë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike në vend.

Tubimi është pjesë e një serie protestash të zhvilluara ditët e fundit, ku qytetarët kanë artikuluar kërkesa për largimin e qeverisë dhe ndryshime në drejtimin politik.