AKTUALITET, 9 Tetor 2024, 22:23

Dhunohet polici bashkiak në Vlorë, shkak dyshohet një gjobë makine

Dhunohet polici bashkiak në Vlorë, shkak dyshohet një gjobë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës. Mësohet se një polic bashkiak është dhunuar në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake polici Bruno Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. 

Sipas burimeve, polici ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave, dhe dyshohet se shkaku është gjoba. Polici ka marrë plagë në kokë dhe në hundë dhe, pasi ka marrë mjekim, ka dalë nga spitali.