TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për vepra të ndryshme penale.
Mësohet se një person është arrestuar për përndjekje një tjetër për dhunë në familje.
Katër persona janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi. Po ashtu është arrestuar dhe një 43-vjeçar në Kavajë për shkak se në lokalin e tij u konstatua një lidhje e paligjshme.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. B., 30 vjeç, banues në Laç, pasi ka përndjekur një shtetase. Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin B. S., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specilistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. H., 43 vjeç, banues në Kavajë, pasi në lokalin e tij, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: - V. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, A. B., 38 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit; - A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, E. B., 30 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.