AKTUALITET, 5 Korrik 2026, 19:35

“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe mafioze pranë saj”/ Arben Kola: Ne vijojmë protestën paqësore deri në rrëzimin e Ramës

“Dhuna në komisariatin nr.3, e financuar nga qeveria ose grupe

Para nisjes së protestës së 36-të aktivisti Arben Kola deklaroi se protesta do vijojë deri në rrëzimin e qeverisë, pavarësisht zërave për ndërprerje të përkohshme të saj. 

“Protesta vazhdon deri në ditën që bie qeveria. Qytetarët të mos bien pre e provokimeve. Nuk ka ndalim protesta, pavarësisht se ka kampionat botëror, europian apo galaktik. Protesta vazhdon deri në përmbushjen e qëllimeve. Pika e parë dorëheqje, dorëheqje, dorëheqje. Mobilizimi m e mërgatën do bëhet çdo 1 apo 2 javë. Protesta vazhdon deri në rrëzimin e kësaj palo qeverie.”

Kola foli edhe për dhunën mbrëmë pas protestës madhështore me praninë e diasporës Ai tha se njerëzit që ushtruan dhunë duke thyer xhamat e komisariatit nr.3 ishin njerëz të sponsorizuar nga qeveria.

Sa i përket nismëtarëve një ditë paadite e deklarojmë se protesta do jetë paqësore, pavarësishjt investimit të qeverisë që nxisin njerëz për dhunë. Jemi deklaruar hapur që protesta mbaron këtu, kush ka dëshirë të qëndrojë le të qëndrojë. Ata që gjuajtën mbrëmë janë elementë të sponsorizuar nga qevria. I ka rënë algoritmi. Qeveria sado mundeoht nuk do ja dalë. Rinia nuk manipulojhet, çdo tentativë pëër njollosje nuk do arrihet. Çdo nisëm që sulmoher nga Edi Rama është e suksesshme.

Ne kemi qenë pranë kryeministrisë. Dhe ata që kanë qenë aty, thuhet jo dhunë. Janë një grupim i sponsorizuar nga qeveria apo grupe mafioze pranë qeverisë. Ne do vazhdojmë paqësisht.