TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy bashkëshortë u dhunuan barbarisht dhe u bënë për spital nga një grup personash për shkak të konflikteve të parcelave me luleshtrydhe, Policia ka mundur të identifikojë një prej tyre.
Një person i dyshuar si agresor është shpallur në kërkim dhe po punohet për identifikimin e 4 shtetasve të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz.
Mësohet se në kërkim është Kristian Bala, pasi kërcënoi edhe djalin e çiftit Nika.
Ngjarja ndodhi në fshatin Arst. Autorët u zunë pritë në rrugë dhe dhunuan Skënder Nikën dhe Bardhe Nikën, ku më pas i kanë ushtruar dhunë fizike çiftit.
Konflikti dyshohet për ndarjen e territoreve për mbledhjen e dredhëzave.