AKTUALITET, 2 Korrik 2026, 14:36

Dhjetëra protestues në komisariate/ Gogu: Hedhja e gurëve ndaj Policisë e pajustifikueshme!

Dhjetëra protestues në komisariate/ Gogu: Hedhja e gurëve ndaj

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu ka reaguar lidhur me situatën e zhvilluar gjatë protestës përballë Parlamentit, ku ka patur përplasje të dhunshme dhe janë shoqëruar dhjetëra persona. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Gogu shprehet se dhuna është e pajustifikueshme dhe nuk ka vend në një shoqëri demokratike, duke u ndalur te lëndimi i policëve. 

"Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Aktet e dhunës, përfshirë hedhjen e gurëve ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë protestës së sotme, janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme. E drejta për të protestuar është një e drejtë themelore dhe duhet të ushtrohet në respekt të ligjit dhe të institucioneve.

Askush nuk ka të drejtë të cenojë sigurinë e efektivëve të Policisë, të cilët janë në krye të detyrës për të garantuar rendin publik dhe sigurinë e çdo qytetari.

Shteti i së drejtës ndërtohet mbi respektimin e ligjit, të institucioneve dhe të njëri-tjetrit. Dhuna nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur bindjet apo pakënaqësitë politike", shkruan Gogu në rrjete sociale.