SPORT, 17 Janar 2026, 12:49

Dhimbja e Valentino Rossit: Graziano? Është sikur nuk kam më një baba, paratë nuk kanë asnjë rëndësi

Dhimbja e Valentino Rossit: Graziano? Është sikur nuk kam më

Orët e fundit lajmi se Valentino Rossi ka denoncuar partneren e babait të tij ka bërë xhiron e botës. Vetë 9 herë kampioni i botës në MotoGP ka folur në lidhje me këtë lajm duke shfaqur anën e tij më të brishtë.

"Për fatin e mirë të Grazianos dhe të timit, në këtë histori paratë nuk kanë asnjë rëndësi, - tregon Valentino Rossi në një intervistë për ‘Corriere Dello Sport, - ndiej shumë dhimbje dhe jam i shqetësuar për babain tim që nuk e shoh më, që nuk flas më. Është sikur të mos kem më një baba".

Sipas Rossit, lidhja sentimentale e të atit çoi në këtë krizë në raportet mes tyre dhe që ai nuk mund të japë dot një arsye se përse ndodhi e gjithë kjo.

"Lidhja e tij sentimentale solli në një përçarje totale të familjes, nuk e kuptoj për çfarë arsye duke qenë se me Grazianon si unë, si nëna time Stefania kemi pasur gjithnjë raporte afektive solide, të rëndësishme. E njëjta gjë kur mendoj për Klarën, vajzën e saj dhe nënën e saj. Asgjë, kemi mbetur jashtë sikur të ishim ndonjë kërcënim. Një sjellje që nuk e shpjegoj dot kur mendoj për babain tim dhe që më bën të kërkoj të di se si është, se çfarë ka ndodhur që u arrit në këtë pikë. Për mua, gjithçka që ka ndodhur është diktuar nga fakti që e dua shumë dhe nga frika që nuk është mirë. Kjo çështje është diktuar nga dashuria, nga asgjë tjetër. Një situatë që më bën mua, të gjithë ne, shumë të trishtuar", përfundoi Valentino Rossi.