TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona në lidhje me vdekjen e minatorit 29 vjeçar, ngjarje e ndodhur ditën e sotme, në një nga galeritë e kromit në zonën e njohur si Thekën në Martanesh.
Dy minatorët me detyrë vagonist kanë qenë në frontin e punës në momentin që një masiv i madh gurësh është shembur dhe i ka zënë poshtë. Për pasojë 29-vjeçari Armand Peshku ka humbur jetën në vend, ndërsa 40-vjeçari Hajdar Bala është transportuar me helikopter për në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, policia pritet të japë detaje në lidhje me personat përgjegjës të cilët janë shoqëruar në ambientet e policisë së Bulqizës.