TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shtjefën Ziçi, 64-vjeçari që vrau bashkëshorten së tij, Bardhe Ziçi, ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Sipas hetimeve paraprake, xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar autoritetet. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet që paraprinë krimin.
Nga të dhënat e deritanishme rezulton se mes bashkëshortëve ka nisur një debat pasi 64-vjeçari i ka kërkuar gruas telefonin celular. Pak minuta më vonë, ai dyshohet se ka hyrë në banesë, ka marrë armën e gjahut që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të saj, duke i shkaktuar vdekjen në vend.
Ngjarja ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës, pranë dyqanit ushqimor që çifti administronte. Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Çifti ishin prindër të dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza është oficere në repartin ushtarak të Vau Dejës. Të afërm dhe banorë të zonës i kanë përshkruar si njerëz të qetë, pa konflikte të njohura më parë, ndërsa ngjarja ka tronditur opinionin publik.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje të rëndë.