TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autori i vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së efektivit Edison Adri mëngjesin e sotëm në Lozhan të Maliqit fshihej në një stan në një pyll në Bodë të Lozhanit në Maliq. Ish-ushtaraku 43-vjeçari Violand Braçellari jetonte vetëm me nënën e tij.
Dyshohet se ai fshihte edhe arsenal armësh në stan dhe qëndronte gjithmonë i armatosur. Autori në pyll bënte stërvitje dhe qitje dhe si ish-ushtarak kishte përgatitje të lartë ushtarake në përdorimin e armëve.
Ai kishte siguruar vendin me shumë qen, që asnjë njeri të mos afrohej pranë stanit dhe kur ka shkuar policia për ta arrestuar edhe më parë, ikte e fshihej në pyll në terren të vështirë, aty ku kishte krijuar edhe vende për t'u fshehur.
Prej terrenit të vështirë ku fshihej ai i kishte shpëtuar disa herë RENEA-s, pasi për të shkuar të stani ku fshihej duhet të ecësh 40 minuta në këmbë.
Stani do t’i prishej pasi aty do kalonte rruga dhe i kishin dërguar letër për ta prishur. Ai ishte një ish-ushtarak, i rrezikshëm për banorët e zonës dhe në kërkim nga policia e Vlorës për kultivim narkotikësh!

