TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Heshtja ka pushtuar fshatin Agonas të Kavajës, ku nga çasti në çast pritet të mbërrijë trupi i 74-vjeçarit Eqerem Rreshka.
Akti i vëllavrasjes ka tronditur fshatin dhe banorët e tij, ndërsa fjalët në këto raste te familjarë e bashkëfshatarë mungojnë.
Dy vëllezërit Rreshka, që me ndarjen e tokës në bazë të ligjit 7501 kishin qejf mbetje midis tyre. Natën e kaluar kalimi me zetor i Eqeremit në rrugën që kalon mes tokave bujqësore dhe që ishte në përdorim nga i vëllai Muhameti.
Përdorimi i kësaj rruge nga viktima ka vijuar të jetë mollë sherri mes dy vëllezërve ditët e fundit dhe natën e kaluar përfundoi në krim.
Muhamet Rreshka 76 vjeç goditi me thikë për vdekje të vëllain.